Transmetuar më 19-03-2020, 11:17

Pandemia e koronavirusit ka bërë që Banka Qendrore Europiane të miratojë një paketë emergjence.

Bëhet fjalë për një paketë me vlerë 750 miliardë euro, e cila synon përballimin e situatës.

Këto para do të blejnë borxhin e qeverive dhe kompanive në të gjitha vendet e Bashkimit Europian të prekura nga koronavirusi.

Lajmi u dha me dije nga Presidentja e Bankës Europiane, Christine Lagarde, e cila tha se, “Kohë të jashtëzakonshme, kërkojnë veprime të jashtëzakonshme. Nuk ka limite në angazhimet drejt euros. BQE është e vendosur që të përdorë të gjithë instrumentet e veta”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE