Transmetuar më 19-03-2020, 12:29

Familja e trajnerit të futbollit spanjoll që ndërroi jetë nga koronavirusi në moshën 20-vjeçare ka folur për vdekjen shokuese.

Francisco Garcia ndërroi jetë papritur në spitalin Carlos Haya, Malaga, të dielën.

Njerku i tij, Juan Fernandez dhe nëna Irene Gomez kanë përshkruar ditët e fundit të trajnerit. Sipas tyre, Francisco filloi të mos ndihej mirë më 6 mars dhe kishte simptoma të një gripi normal.

Ai vendosi të shkonte në spital pas tre ditësh sepse kishte kollë të thatë. Mjekët e këshilluan të merrte paracetamol dhe i thanë të kthehej në shtëpi e të mos shqetësohej.

Por gjendja e Franciscos vazhdoi të përkeqësohej. Ditën tjetër shkoi në qendrën shëndetësore ku mori antibiotikë dhe u kthye në shtëpi sërish.

Por ditën e fundit, Francisco nuk mund të ngrihej më siç duhet dhe kishte zhvilluar ethe, gjë që i shtyu prindërit ta çonin në spital.

Familja thotë për ‘The Sun’ se atë ditë u diagnostikua me pneumoni dhe u fut në karantinë ku priste rezultatet e koronavirusit, ndërkohë që familja nuk u lejua që të qëndronte.

Rezultatet përfundimtare dolën pozitive dhe mjekët thanë se kishin zbuluar leuçeminë në gjakun e Franciskos./a.m/noa.al