Transmetuar më 19-03-2020, 12:51

Këngëtarja Vesa Luma dhe Big Basta janë izoluar në shtëpinë e tyre në Zelandën e Re pasi shifrat e koronavirusit po rriten në mbarë botën.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar si po e përjeton pandeminë që e quan ‘luftën e dytë’ të jetës së saj pas luftës së Kosovës.

“Duke shijuar ditën e fundit të “lirisë” ..kush kish me thon..kjo është lufta e dytë që po e përjetoj..kësaj herë ndaj një të panjohure. Nga sot as në fund të botës nuk vjen njeri #lockdown.. dej n’kismet”, shkroi Vesa.

Në vendin ku ata jetojnë ka vetëm 28 të infektuar me koronavirus dhe asnjë viktimë.

Ndërsa në Shqipëri janë konfirmuar sot 5 raste të reja, duke e çuar në 64 numrin total të të infektuarve, ndër të cilët 2 janë viktima./a.m/noa.al