Transmetuar më 19-03-2020, 14:12

Edhe aktorja Indira Varma, e njohur ndryshe si Ellaria Sand tek seriali televiziv ‘Game of Thrones’, rezulton pozitive ndaj koronavirusit.

Aktorja nuk e konfirmoi specifikisht se është prekur, por duke ndarë disa fotografi me disa kolegë të saj, mes tyre Emilia Clarke, shkroi, “Është e trishtë të shikosh se seriali jonë dhe xhirime të tjera janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Unë jam në shtrat për shkak të tij dhe kjo nuk është diçka e këndshme. Rrini të sigurtë. Rrini në shtëpi dhe tregohuni të sjellshëm me njerëzit që iu rrethojnë”.

Momentalisht aktorja 46-vjeçare britanike me origjinë indiane, po punonte si protagoniste për një prodhim teatral me titull “The Seagull”.

Mirëpo të mërkurën ajo ndau një fotografi bashkë me kolegë e saj, ku komunikoi ndërprerjen e xhirimeve dhe faktin se është e shtrirë në krevat e sëmurë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE