Transmetuar më 19-03-2020, 16:40

Këngëtari Robert Berisha ka përfunduar në karantinë pasi u kthye nga Amerika. Punonjësit në aeroportin e Prishtinës kanë vendosur që ta mbajnë të izoluar, së bashku me menaxherin e Taynës, Rinor Hykollin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në Instagram ku ankohet për kushtet e karantinës.

Në fotografi shfaqi një lavaman të pistë dhe shkroi: ‘Konvikti i Prishtinës karantinë për udhëtarët nga Stambolli. Ik prej virusit hajde në virus.’

Karantinimi i Robertit vjen menjëherë pasi këngëtari bëri disa deklarata aspak të përshtatshme dhe madje raciste për sëmundjen.

Para dy ditësh, publikoi një avion të linjës ajrore kineze, për të cilin shkruante: ‘Veç më vjen keq për Bruce Lee, se këtyre lakuriqëve, bombë atomike në gojë!’

Më parë kishte thënë se nuk është shqiptar ai që frikësohet nga koronavirusi./a.m/noa.al