Transmetuar më 19-03-2020, 17:18

Gjashtë persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Maqedoninë e Veriut duke e çuar numrin total të të infektuarve në 48.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar shifrat e fundit duke thënë se mes pacientëve të rinj është një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi.

Ajo ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli dhe me datën 14 mars ishte kthyer në Maqedoninë e Veriut me familjen.

Testi u bë dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.

Tre rastet e tjera janë regjistruar në Dibër ndërsa një rast në Shkup. Edhe një rast u konfirmua në Gostivar, ku bëhet fjalë për një grua që kontaktoi me të infektuar në Zvicër dhe ka qëndruar në izolim që kur është kthyer./a.m/noa.al