Transmetuar më 19-03-2020, 18:14

Pandemia e koronavirusit i ka detyruar të gjithë të izolohen në shtëpi për të mos përhapur sëmundjen tek të tjerët.

Në këto ditë vetëkarantinimi, reperi Stresi ka menduar një mënyrë argëtuese për të kaluar kohën, por të rrezikshme.

Në rrjetin social Instagram ka publikuar videon kur vendos letër me flakë në këmbët e miqve të tij, të cilët ndodhen në gjumë.

Ata ngrihen të trembur dhe mundohen të fikin zjarrin, që fatmirësisht nuk u përhap.

Reperi e ka konsideruar si diçka qesharake dhe i ka thënë ndjekësve që të bëjnë video sa më të çmendura. Ndërkohë, këto ditë në Instagram qarkullon trendi që njerëzit hedhin fotografi të vjetra të fëmijërisë./a.m/noa.al