A mund të kryejmë marrëdhënie intime gjatë krizës së koronavirusit?
Transmetuar më 19-03-2020, 20:00

Media britanike express.co.uk ka cituar Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, ku thuhet se përhapet kryesisht nga një njeri në tjetrin, sidomos kur janë në kontakt të ngushtë, por ende nuk ka prova që Covid-19 të përhapet nëpërmjet lëngjeve trupore.

Virusi ka një përhapje të madhe përmes spërkalave të një personi të infektuar me koronavirus kur teshtin apo kollitet.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar dhe mediat italiane. Shumë ekspertë e këshillojnë raportin intim, pasi rrit imunitetin.

Megjithatë, në të tilla raste marrëdhëniet seksuale duhen kryer me partnerin në shtëpi dhe kurrsesi me partnerë të rastësishëm.

Loading...