Transmetuar më 19-03-2020, 20:34

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shikoni në foto, dhe me shumë qetësi mbani në mend atë që ju ka tërhequr. Për çdo detaj të përmbajtur në figurë do të gjeni një zbulesë të rëndësishme për nënndërgjegjeshën tuaj, të cilat mbase nuk i dini.

Cila është gjëja e parë që keni parë? Nëse keni parë …

Ketrat:

Ketri është një kafshë e shpejtë, e vogël, por shumë e zgjuar. Këto tre mbiemra janë ato që pasqyrojnë personalitetin tuaj. Dinakëria dhe shpejtësia do të jenë ato që ju veçojnë nga turma. Ju jeni një person shumë i kujdesshëm, i zhytur në mendime dhe mbi të gjitha nuk jeni tipi që ju lejon të mashtroheni.

Mendja juaj e nënndërgjegjes ju thotë se keni nevojë për relaksim dhe qetësi. Bëni një pushim, ose një udhëtim dhe shkëputuni nga jeta e përditshme.

Fytyra e një gruaje:

Fytyra e gruas, e përfshirë në figurë, është e përcaktuar mirë dhe delikate. Ju duhet mbrojtje dhe dikush që ju pranon ashtu si jeni pa dashur të ndryshoni. Është shumë e rëndësishme që ju të rrethoheni nga njerëz që ju vlerësojnë.

Nënndërgjegjja juaj dëshiron t’ju tregojë se është koha të shkoni më tej, nëse situata të caktuara ose njerëz janë të gabuar për ju, është koha t’i lini ata të shkojnë në rrugën e tyre!

Dega:

Dega përfaqëson të gjitha vështirësitë me të cilat jeni përballur në jetë. Duhej të kapërceni shumë pengesa, tani gjithçka do të jetë më mirë, ju presin mundësi të reja.

Nënndërgjegjja juaj ju thotë se nuk duhet të hiqni dorë kurrë, gjithnjë përballuni me gjithçka me kokën tuaj të mbajtur lart. Gjërat më të mira vijnë për ata që mund të presin!/b.l/noa.al/