Transmetuar më 20-03-2020, 09:07
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është vënë në prangat e policisë në Elbasan.

Bëhet fjalë për Leonard Kote (Taçi) , 54 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me 14 vjet burg.

Kapja e tij u bë pasditen e së enjtes në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, ku u lokalizua dhe arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i 54-vjeçarit.

Gjykata e Bergamos në Itali e ka dënuar Koten me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”.

Për veprime të tjera ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Zyrës së Interpolit Tiranë. /a.y/noa.al