Transmetuar më 20-03-2020, 13:57

Artistët e organizuar në rrjetet sociale kanë pasur sukses. Miliona njerëz përballë Italisë, disa nga dritarja, disa në ballkon. Qëllimi është vetëm një: të ndjehen të bashkuar në përballjen me koronavirusin, i cili, siç përcaktohet në dekretin e qeverisë, i mban të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Tani një iniciativë e re fillon nga radiot dhe dëshiron të japë një sinjal ngushëllimi për të gjithë qytetarët në një moment të vështirë. Quhet "Radio për Italinë" dhe përfshin të gjitha stacionet radio italiane.

Kështu, radiot kombëtare, ato lokale, por dhe radiot që transmetojnë përmes internetit, organizuan sot ora 11.00 transmetimin e himnit kombëtar, si dhe tre këngë simbol për Italinë.

Një iniciativë unike dhe e jashtëzakonshme, e cila ndodh për herë të parë në historinë e Italisë.

Nisma në botën e muzikës

Jo vetëm në TV, madje edhe në botën e muzikës, artistët bëjnë çmos për të lehtësuar peshën e këtyre ditëve, në shtëpitë e miliona italianëve. Live në Instagram, bisedojnë me fansat dhe shumë muzikë. Disa njerëz si Giuliano Sangiorgi, Ghemon dhe Renzo Rubino rekomandojnë një album për të dëgjuar, gjatë ditëve të karantinës. /b.l/noa.al/