Transmetuar më 20-03-2020, 14:13

Një fotografi prekëse e cila po bën xhiron e botës. Të sëmurët me koronavirus janë të izoluar nga çdo gjë dhe të gjithë, kështu që një mbese iu desh që t’ia komunikonte fejesën e saj gjyshit, duke i treguar unazën në një mënyrë prekëse.

Carly Boyd u fejua fundjavën e lënë pas, por lajmin e gëzuar gjyshit të saj i cili rezulton pozitiv me Covid-19, ia komunikoi përmes dritares së dhomës së qendrës ku trajtohet ‘Premier Living and Rehab Center’ në liqenin e Waccamaw të Karolinës së Veriut në SHBA.

Administratori i spitalit, Gennie Parnell, fotografoi momentin kur Carly, i tregoi unazën e fejesës gjyshit të saj, duke prekur duart nga dritarja mes lotësh.

“Ishte magjike, nuk arrij as që ta shpjegoj. Ishte bukur dhe shkatërruese në të njëjtën kohë”, deklaroi April Bass, koordinator i spitalit.

Pamjet qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, shoqëruar me etiketimin “Dashuria gjysh-mbesë në kohë koronavirusi”. a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE