Transmetuar më 20-03-2020, 16:48

Dy shqiptarë krijuan incident dhe kanë arrestuar nga policia spanjolle pasi janë futur me makinën e tyre brenda terminalit 1 në aeroportin El Prat të Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle, gjatë incidentit ata lëshuan thirrje “të tipit islamiste” por pas kontrollit nuk u zbulua asnjë lëndë shpërthyese në makinë.

Autoritetet madje raportuan se njëri prej tyre ishte nën efektin e lëndëve narkotike ndërsa secilit iu gjetën nga 10 mijë euro me vete. Asnjëri prej tyre nuk kishte histori të mëparshme të lidhura me terrorizmin apo sjellje radikale.

Pamje nga vendngjarja

Incidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Pasi përplasën makinën dhe dolën prej saj, mediat spanjolle raportojnë se ata nisën të bërtisnin, por u vunë shpejt në pranga nga forcat speciale që ndodheshin brenda aeroportit.