Transmetuar më 20-03-2020, 22:28

Këngëtarja Enca ka publikuar një këngë të shkurtër me 47 sekonda në gjuhën angleze, të cilën ia dedikon hashashit.

Këngën e publikuar në platformat sociale e shoqëroi me një video në një klub nate ku shfaqet duke tymosur lëndë narkotike.

‘Dua të tymos se jam e re dhe e bukur’, thotë në një frazë.

Ndërsa në rrjetin social Instagram shkroi se ishte e mërzitur prandaj përgatiti një këngë.

Pandemia e koronavirusit i ka izoluar të gjithë në shtëpi, prandaj artistja ka gjetur mënyrën se si të kalojë kohën duke punuar./a.m/noa.al