Transmetuar më 21-03-2020, 08:50
Foto ilustruese

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Arben Gorila, 52 vjeç, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Arrestimi i tij u realizua nga forcat operacionale të DVP Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi.

Ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qënë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, me Nr. 4178kl/1 Prot., datë 11.03.2020, ku rezulton se ky shtetas ka patur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, me Nr. 79 / 2020 SIEP, datë 20.02.2020, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”, sipas Kodit Penal italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.b.l/noa.al/