Transmetuar më 21-03-2020, 12:10

Frika ndaj koronavirusit ka pushtuar mbarë botën. Të gjithë njerëzit janë mbyllur në shtëpi për të mos përhapur COVID-19. Kështu kanë bërë edhe personazhet e njohur dhe një ndër ta është dhe këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga,

Këngëtarja e njohur dy ditë më parë ka qenë pjesë e programit të pasdites ‘Ftesë më 5’ në një lidhje ‘Skype’.

Ajo ka treguar se këto ditë i ka shijuar pranë djalit, Fernando i cili po gëzon ditët në shtëpi dhe pjesën se nuk i duhet të vejë më në shkollë.

Ne vijim Çiljeta tregoi dhe se sipas saj gjithçka është duke ndodhur është parashikuar më parë në librin e besimit mysliman, Kuran.

E pyetur nga Bieta se për çfarë lutet më shumë, Çiljeta tregoi se mbi të gjitha kërkon falje tek zoti. Ajo shtoi se lutet shumë për djalin e saj dhe shëndetin e gjithë njerëzve të dashur dhe që gjithë kjo situatë të kalojë sa më parë.

Këngëtarja ka bërë dhe një status në Instagram, ku shkruante se asgjë nuk ndodh pa lejen e Allahut dhe kjo që po kalon bota është një sprovë e madhe e krijuar nga vetë dora e njeriut, kemi të gjithë gabimtarë kujtohemi për Allhaun kur na zë frika e panikut atëherë kur e shohim që s’kemi me zgjidhje nga t’ia mbajme shkruan këngëtarja.

“Asgjë nuk ndodh pa lejen e Allahut, qoftë edhe një gjethe nuk bie në toke pa lejen e Tij☝dhe kjo qe po kalon e gjithë bota është një sprovë e madhe krijuar nga vetë dora njeriut, jemi të gjithë gabimtarë kujtohemi për Allah kur na zë frika e paniku kujtohemi atëherë kur e shohim që s’kemi më zgjidhje nga t’ia mbajmë, por po ta mendojmë pak më thellë shumë këshilla i kemi në KURAN, këshilla që jo të gjithë i zbatojme dhe na duhet të kalojmë nëpër sprova kaq të mëdha për të kuptuar sa gjëra e këshilla janë thënë në Kuran mijëra vjet më parë dhe po ta mendojmë më thellë akoma kemi rreth 6 muaj në sprova të mëdha që nga tërmeti e deri tek pandemia sot. Të them të drejtën nuk doja ta nxirrja këtë status sepse dy herë që kam folur për namaz e islam jam kryqëzuar nga komentet tuaja e paragjykimet dhe e kisha vendosur që besimin tim do ta ruaja vecc për veten por s’jam pishman vetëm për një arsye sepse ccdo fjalë më buron nga zemra e sinqeriteti, as unë s’jam perfekte dhe më duhet shumë për të qenë një myslimane e devotshme dhe unë jam gabimtare gjatë rrugëtimit të jetës time por rëndësi ka të kthjellohemi e të përmirësojm gabimet tona. Uroj ta kalojmë të gjithë këtë sprovë të madhe bashkë më të fortë se kurrë.

Edhe kjo ndejtja në shtëpi për pak kohe do na bëj mirë dhe të kuptojmë që ka dhe gjëra më me rendësi në jetë se leku, makina, koha që harxhojmë kot nëpër kafe tërë ditën duke u marrë me llafe e thashetheme, të rrimë më shumë me familjen tonë të mbushemi me dashuri dhe me këtë rast u shtofshin lindjet e bebeve mbas 9 muajsh duke qenë se dhe lindjet vitet e fundit kanë rënë në numër, ccdo gjë ndodh për një arsye ccdo rrëzim ka një ngritje ccdo lot ka një gëzim, ne jemi krijesa e preferuar e Allahut na ka krijuar kaq perfekt të fortë dhe sigurisht që do ja hedhim dhe pandemisë për të rrifilluar të gjithë bashkë një jetë akoma më të mirë dhe të bukur. Të marrësh Abdes domethënë jo vetëm të jesh i pastër por mbi të gjitha je dhe i mbrojtur nga ccdo gjë. S’po them pastaj po të themi edhe ndonjë sure p.sh si Elfatiha që është shumë e thjesht sa super të mbrojtur jemi. Nejse s’po e zgjas më shumë se do thoni iku rrëshqiti dhe kjo për ata që s’më kuptojnë.