Transmetuar më 21-03-2020, 12:58

Duke analizuar situaten mbareboterore lidhur me koronavirusin dhe apelin e dhene qe ne fillim te OBSH per infodemine, Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka terhequr vemendjen. yuri-kim-1581605750

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ambasadës, Kim, teksa ka shpërndarë artikullin mbi Raportin e Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm, shigjeton ato vende qe sipas saj, dikur jane perpjekur te dobesojne vendin tone, e tani po e tentojne serish.

“Raporti i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) tregon se ata që përpiqeshin të dobësonin Shqipërinë vetëm disa vite më parë, janë duke u përpjekur sërish – duke përdorur keqinformim dhe propagandë për të fshehur të vërtetën, duke hequr fajin nga vetja dhe duke u shtirur si “shpëtimtarë” të krizës që ata vetë shkaktuan. Historia ka rëndësi, faktet kanë rëndësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Kujtojmë se nga Kina nuk kanë munguar akuzat në drejtim të SHBA-ve, duke akuzuar këtë të fundit se fshihet pas COVID-19.