Transmetuar më 21-03-2020, 15:24

Pasi nxori Ushtrinë në rrugë dhe paralajmëroi përdorimin e forcës për gjithë ata që nuk respektojnë rregullat dhe oraret e emergjencës së koronavirusit, Kryeministri Edi Rama “kërcënon” me një video që vjen nga Spanja ku tregohet se si forcat e rendit mundohen të disiplinojnë qytetarë.

“Këtë video nga Spanja ku dje vdiq një njeri çdo katër minuta, po e postoj për të gjithë ata që do shkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës! O një nga një, në radhë si ushtarë dhe me durim e në distancë nga njëri- tjetri të mbarojnë të gjithë punë me radhë, pa vrarë njerëz majtas – djathtas, o pastaj me vrap e pa bërë dot as pazar…”, shkruan Rama.

Ai kërkon që qytetarët të zgjedhin dhe të marrin teksa paralajmëron se “Forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë”.

“Orari i ri 05.00 me 13.00 do qëndrojë në fuqi gjatë gjithë javës që vjen. Administrata do punoj po njësoj në këtë orar. Kush do punoj në zyrë nuk do lejohet të përdorë automjet. Orari do vlejë edhe për farmacitë dhe marketet. Nga ora 13.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit tjetër, vendi do jetë shtëpi e mbyllur dhe të gjithë në dhomat e tyre”, deklaroi Kryeministri Edi Rama mesditën e sotëm.

Ndaj atyre që nuk respektojnë oraret, kreu i qeverisë, paralajmëroi përdorimin e forcës. /a.y/noa.al

“Ndaj atyre që shkelin oraret, do përdorim forcë”, Rama përshkallëzon masat: Do përgjigjemi me të keq

“Bjerini murit me kokë…”, Rama: Tërbohuni nga veprimet e mia sot, se sa qindra të vdekur

PËRDITËSIM LIVE