Masat e reja, Lleshaj: Policia nuk do të tolerojë askënd, për asnjë arsye
Transmetuar më 21-03-2020, 16:09
Kryeministri Edi Rama, ministri Sander Lleshaj dhe drejtori i Policise Ardi Veliu

“Edhe një person i vetëm mund ta ndërpresë vargun fatal të infektimit.”

Kështu thotë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke iu referuar masave të reja për përballimin e emergjencës së koronavirusit, ku nga ora 13.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit pasardhës të javës që vjen askush nuk do lejohet që të lëvizë.

“Pikërisht për këtë, Policia nuk do të tolerojë askënd dhe për asnjë arsye. I vetmi vend për shqiptarët deri të hënën në orën 05:00 është ose në shtëpi, ose në shërbim”, shkruan ministri.

Ky paralajmërim vjen pasi Kryeministri Edi Rama njoftoi përdorimin e forcës për gjithë ata që nuk respektojnë rregullat dhe oraret e emergjencës së koronavirusit.

Rama kërkoi që qytetarët të zgjedhin dhe të marrin teksa paralajmëron se “Forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë”. /a.y/noa.al

“Ndaj atyre që shkelin oraret, do përdorim forcë”, Rama përshkallëzon masat: Do përgjigjemi me të keq

“Bjerini murit me kokë…”, Rama: Tërbohuni nga veprimet e mia sot, se sa qindra të vdekur

PËRDITËSIM LIVE

Loading...