Transmetuar më 21-03-2020, 16:36

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një komunikim të sotëm me mediat foli lidhur me koronavirusin dhe karantinimin e personave të kthyer nga jashtë.

Ai sqaroi se karantinimi ë nuk lejohen që të dalësh dhe se për këtë po kujdesen Policia e Kosovës dhe zëvendësministri i Jashtëm.

“Jemi në këtë situatë që jemi dhe shpresoj që edhe ata që janë të mbyllur aty do arrijnë të kalojnë këto dyjave sa duhet të qëndrojnë, kështu ta mbrojnë vetën dhe shëndetin publik. Karantimi është që të kufizohet kontakti fizik, e dimë që ardhjet që janë bërë në Kosovë janë ata që kanë sjellë virusin korona”, u shpreh Kurti.

Teksa deklaroi se vonesa për vaksinën e kurimit është problem, deklaroi se diagnozë është edhe shmangia e daljeve jashtë dhe qëndrimi në distancë si dhe ruajtja e higjienës.

Nga ana e tij ministri i Shëndetësisë Arben Vitia deklaroi se aktualisht në Kosovë ka 142 respiratorë dhe se janë porositur dhe 50 të tjerë të cilët priten që të mbërrijnë në muajin prill dhe maj.

“Brenda pak ditësh do t’i kemi dozat e para të produktit klorikinë, por akoma nuk ka bari që është treguar i suksesshëm në trajtimin e kësaj sëmundje. Ne do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që këtë situatë ta trajtojmë në mënyrën më të mirë. Ne nuk kemi sigurinë që as respiratorët e as terapia do ta bëjnë të vetën, por sot jemi këtu të tregojmë që të gjitha masat do të jenë të kota, nëse qytetarët nuk i respektojnë masat e qeverisë dhe rekomandimet e IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Dy javët e ardhshme janë vendimtare për luftën tonë, nëse jemi në krye të detyrës do ta kalojmë këtë situatë me sa më pak pasoja. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE