Transmetuar më 21-03-2020, 18:37

“Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë!”

Kështu thotë Kryeministri Edi Rama duke dhënë sqarim mbi videon e publikuar pak orë më parë.

Ai deklaron se e postoi jo pa qëllim pas mesazhit ë sotëm, ku tha hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit ndërsa thotë “tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria”.

Ai bën “mea culpa”, kur thotë “Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”.”

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as vetë ai dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, thotë Kryeministri, nuk kanë pasur hallin e vendit të ngjarjes, po hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, “postimi nuk do të lëvizë nga vendi dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% natyrisht!”

Rama “kërcënoi” me një video që sugjeronte se vinte nga Spanja dhe tregohej se si forcat e rendit mundohen të disiplinojnë qytetarët. /a.y/noa.al

Rama “kërcënoi” me video dhune, PD: Gënjeshtër e rrezikshme! Pamjet s’janë të Spanjës

Rama “kërcënon” me videon nga Spanja: Forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top

PËRDITËSIM LIVE