Transmetuar më 21-03-2020, 21:34

Koronavirusi vijon të përhapet gjerësisht në mbarë botën, ndersa është shtuar ndjeshëm edhe bilanci i të vdekurve.

Kujtojmë që Italia është një nga shtetet ku situata shfaqet më e rëndë.

Një mjek në Bergamo të Italisë ka sjellë një dëshmi prekëse, shkruan fanpage.it.

Lexo rrëfimin e tij më poshtë:

"Më thirrën dhe unë u përgjigja po. Valixhja është pothuajse gati. Mungojnë vetëm librat, ato do t’i zgjedh për të fundit sonte në darkë. Thjesht do të bëj atë që di të bëj, siç kam bërë gjithmonë. Ju dërgoj një përqafim kolegëve që po e bëjnë prej kaq javësh.

E di se ç’më pret nesër në Bergamo, në Reanimacionin e Papa Giovanni XXIII.

E di se nuk do i shoh fëmijët e mi për javë të tëra, por ata kanë gjithçka timen.

Të mundohemi të gjithë të mos e harrojmë këtë leksion, por mbi të gjitha, kur gjithçka të ketë mbaruar, që asgjë të kthehet ashtu siç ka qenë më përpara".

Dëshmia nga mjeku Stefano Manera.Burimi: fanpage.it/a.k/noa.al/