Transmetuar më 22-03-2020, 09:26

Presidenti Ilir Meta i ka uruar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë besimtarëve bektashinj.

Në mesazhin e bërë publik, Meta uron që kjo ditë që simbolizon lindjen e shpresës dhe rigjallërimit të natyrës të sjellë shëndet për cdo shqiptar në këto ditë të vështira.

‘Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!

Së bashku do t’ia dalim!

Zoti qoftë me ne gjithmonë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!’, shkroi Meta në Facebook.

Koronavirusi ka anuluar festimet e ditës së 22 marsit e njohur për besimin bektashianë si dita e “Sulltan Nevruzit”.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka bërë me dije se besimtarët duhet ta festojnë Sulltan Nevruzin në shtëpitë e tyre dhe ritet e kësaj dite t’i kryejnë në vetmi të plotë për të ndaluar përhapjen./a.m/noa.al