Transmetuar më 22-03-2020, 15:22

Cristiano Ronaldo do të bashkojë forcat me agjentin e tij Jorge Mendes për të ndihmuar në financimin e luftës kundër koronavirusi në Portugali.

Agjenti i Ronaldos Mendes ka bërë një gjest heroik duke blerë pajisje mjekësore për spitalin Sao Joao.

Sipas ‘AS’, Mendes ka harxhuar një sasi të konsiderueshme parash për të blerë 200,000 veshje dhe tre ventilatorë për spitalin në Porto.

Aty është ngritur një tendë fushore për të lehtësuar rastet për shkak të koronavirusit.

Agjenti synon të blejë 50,000 maska mbrojtëse gjatë ditëve në vijim dhe do t’i dhurojë ato së bashku me një shumë parash për spitalet në të gjithë vendin.

Ronaldo, i cili fiton 28 milionë dollarë në vit nga Juventusi është ndër personat që po bën gjithçka për këtë periudhë të vështirë. Më parë, ofroi hotelet e tij që të bëheshin karantina për të infektuarit.

35-vjeçari aktualisht është në Madeira pasi Juventus i dha leje të udhëtonte për të qenë me familjen e tij pas goditjes në tru që pësoi nëna.

Ronaldo qëndroi në izolim pasi disa nga shokët e tij të skuadrës së Juventusit testuan pozitivisht për virusin.

Portugalia nuk është goditur aq rëndë sa vendet e tjera në Evropë por vendi pret një rritje të rasteve gjatë javëve të ardhshme./a.m/noa.al