Transmetuar më 22-03-2020, 15:54

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Gjithashtu janë shtuar edhe vdekjet në mënyrë të frikshme, teksa Italia është vendi që po e vuan më shumë këtë situatë.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për ushtrinë, gjatë mesditës së sotme për angazhimin e saj të dyfishtë në patrullimin e territorit bashkë me Policinë për respektimin e masave dhe nga ana tjetër në operacionin humanitar për shpërndarjen e ndihmave.

Kryeministri e ka bërë këtë gjë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku krahas videos së publikuar shkruan:

“Ushtria në dy fronte.

Forca të shumta ushtarake janë përfshirë në operacionin humanitar dhe krah për krah me Policinë e Shtetit, në mbrojtjen e popullit nga tradhëtarët!

Mirënjohje dhe respekt për forcat tona të armatosura”./a.k/noa.al/

.

🇦🇱USHTRIA NË DY FRONTE👐🏿🔴 FORCA TË SHUMTA USHTARAKE JANË PËRFSHIRË NË OPERACIONIN HUMANITAR DHE KRAH PËR KRAH ME POLICINË E SHTETIT, NË MBROJTJEN E POPULLIT NGA TRADHËTARËT! 🔴 MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR FORCAT TONA TË ARMATOSURA🙏

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 22 mars 2020