Transmetuar më 22-03-2020, 16:11

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Gjithashtu janë shtuar edhe vdekjet në mënyrë të frikshme, teksa Italia është vendi që po e vuan më shumë këtë situatë.

E në fakt një fotografi që na vjen nga Australia tregon më së miri gjendjen e panikut që ka kapluar njerëzit.

Në foto shihet një e moshuar që gjendjet përballë raftit bosh të një supermarketi në Port Melbourne.

Pak çaste më vonë ajo “shpërthen” në lot.

Një foto vërtet prekëse ajo e shkrepur në një supermarket në këto ditë të Pandemisë nga Koronavirusi.

Gazetari i Nine News, Seb Costello, ka publikuar imazhin në Tëitter dhe ka thënë se gruaja ishte "në lot".

Kjo shkrepje lë të kuptojmë se ka vërtet njerëz që vuajnë nga kjo tendenca e ditëve të fundit për të blerë gjithçka të shtyrë nga paniku. Burimi: fanpage.it/a.k/noa.al/