Transmetuar më 22-03-2020, 18:30

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Menca e Studentëve” në Prishtinë.

Sipas medieve vendase, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë së Kosovës, zjarri u shua dhe makina u largua nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se automjeti është në pronësi të këngëtares Ana Kabashi e cila e ka bërë të ditur vetë këtë përmes një postimi në Instagram.

Ajo në postimin e publikuar falënderon të gjithë ata që i shkuan në ndihmë./a.k/noa.al/