Transmetuar më 22-03-2020, 18:53

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Gjithashtu janë shtuar edhe vdekjet në mënyrë të frikshme

Në një lidhje me skype nga Kanadaja për ABC Neës ishte neokirurgu Erion Musabelliu.

Ai u shpreh i shqetësuar për situatën që ka shkaktuar pandemia e Covid-19, në të gjithë botën.

Të gjithë shtetet janë kapur në befasi dhe se as në shtetet më të zhvilluara situata nuk paraqitet aspak e qetë.

Për sa i përket komunitetit shqiptar që jeton në Kanada, Dr. Musabelliu u shpreh se nuk ka informacion se ndonjë bashkëkombas të jetë infektuar.

Ndërkohë ai theksoi se Kanadaja ka marrë masa drastike të vetëizolimit të popullatës si e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

“Aftësitë fizike të këtij virusi janë se shumëfishohet shumë shpejt dhe jeton shumë gjatë, pra është rezistent. Virusi kur vendoset në organizmin e njeriut çdo qelizë e dëmton. Bazuar në mënyrën e njohjes së këtij virusi dhe mënyra e përhapjes së tij, bëri që me të drejtë, shumë vende të botës morën masa drastike, e vetmja mundësi është distanca dhe izolimi. Këto janë këshillat që kanë dhënë këtu në Kanada, sot jemi në vetëizolim, edhe këtu. Me keqardhje shprehim se ka një përkeqësim të situatës”, tha mjeku Musabelliu.

I pyetur nëse Shqipëria mund ta përballojë këtë situatë ai u shpreh:

“Kam kontaktuar kolegë të mirë, njoh një pjesë të mirë të atyre që ndodhen në vijën e parë, kam besim në forcën dhe aftësitë e secilit.

Nuk mendoj se aftësitë që ata kanë, sot do të jenë të mbrojtura nga sistemi shëndetësor në Shqipëri, sepse situata rëndohet, prova e thjeshtë dhe e vetme është Italia. Në shtete të forta si ata me buxhete të konsoliduara, po ndjejnë vështirësinë e kësaj situate. Unë i besoj punës së jashtëzakonshme të doktorëve në Shqipëri, por kurrsesi këta individë nuk do munden ti bëjnë ballë nëse fluksi dhe situata arrin në shifra të shtuara.

Duke qenë  në këtë situatë, ne mundet që të shpëtojmë jetë, ky është i vetmi moment ku njeriu, jo shkenca, jo teknologjia, e ka vet ka fatin në dorë, kjo është më e thjeshtë se kurrë. Uroj çdokush ta kuptoj mesazhin”.