Transmetuar më 22-03-2020, 22:27

Edi Rama gabon sërish. Pasi "shiti" për dhunë policore ndaj spanjollëve që thyejnë izolimin në shtëpi prej koronavirusit, me një video që doli se ishte e vjetër dhe në Algjeri ku goditeshin protestuesit opozitarë, sot vjen një tjetër informacion i rremë.

Rama dha shifër të pasaktë për SHBA

Rama ka njoftuar se vetëm sot janë 14550 të infektuar në SHBA. Por shifrat që publikohen nga Hopkins, Worldmeter dhe mediat amerikane flasin ndryshe.

Shifrat e Worldmeter të cilës i referohen mediat në gjithë botën

Të prekurit e sotëm nuk janë 14550 sa thotë Rama por afro gjysma e tyre, 8149. Këtë gabim ia kanë vënë në dukje dhe ndjekësit e tij në Facebook.