Transmetuar më 22-03-2020, 22:29

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Nënkryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur kryeministri Edi Rama po gabon me strategjinë e tij.

Sipas tij  “Edi Rama po bën klerikun dhe jo kryeministrin”, duke folur për Zotin dhe jo për masat që kanë marrë.

Në një video-reagim në rrjetet sociale, ai shtoi se Rama nuk ka asnjë plan dhe asnjë parashikim.

Vasili gjithashtu ka komentuar edhe masat e fundit drastike në Itali.

Sipas tij modeli i bllokimit të lëvizjeve në Itali dhe testimet e shpeshta po japin rezultate e para.

Referuar uljes së të prekurve në Itali, Vasili tha se shifrat e sotme tregojnë se masat e rrepta dhe këshillat e duhura mjekësore funksionojnë./a.k/noa.al/

Lombardia

Lajme pozitive nga Italia.(VIDEO).

Publiée par Petrit Vasili sur Dimanche 22 mars 2020