Rrëfimi i Encës: Lidhja ime intime me një personazh të estradës
Transmetuar më 23-03-2020, 08:21

Këngëtarja Enca ka qenë gjithmonë e rezervuar në çështjet e zemrës dhe ka zgjedhur t’i mbajë larg syrit mediatik.

Por postimet e fundit në rrjete sociale i kanë habitur të gjithë. Në këto ditë karantine, Enca i ka ftuar ndjekësit që t’i bëjnë pyetje dhe nuk ka hezituar që të përgjigjet.

“Ke pasur ndonjëherë të dashur personazhe të estradës”, ishte një nga pyetjet, të cilës iu përgjigj me’Po’. Më pas pranoi se ka bërë edhe seks me të.

“Cilin mashkull të estradës do të ëndërroje ta kishe një natë në shtrat”, ishte një tjetër pyetje.

“Ëndrrat i kam bërë realitet me kohë”, i ka kthyer përgjigje këngëtarja.

Enca nuk zbuloi detaje të tjera, prandaj mbeti mister personi me të cilin ka patur apo vazhdon të ketë raport seksual. /a.m/noa.al

Loading...