Arrin në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, sa janë të infektuar
Transmetuar më 23-03-2020, 11:24

Arrin në 17 numri i viktimave të prekur nga koronavirusi në Greqi. “Skai.gr” bën me dije se viktima e fundit është një 64-vjeçar që humbi jetën në Spitalin Universitar të Patras.

Ekspertët thonë se ai ishte i intubuar prej 11 ditësh, por sot humbi betejën me jetën.

Më herët një 78-vjeçar i cili ishe shtrua në spital në Sotiria humbi jetën në 5:30 të mëngjesit të së hënës. Deri në këto momente, në Greqi janë 624 persona të prekur me COVID-19.

Kujtojmë se ditën e sotme Greqia do të kufizojë lëvizjet, me vetëm disa përjashtime, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Kiriakos Mitosotakis në një fjalim televiziv, tha se ky mund të jetë hapi i fundit që duhet të merret urgjentisht. “Ne duhet të mbrojmë të mirën e përbashkët, shëndetin tonë,” tha ai.

Nga sot, ata që largohen ose kthehen nga puna, blejnë ushqime dhe ilaçe, ose vizitojnë një mjek, do të lejohen të qarkullojnë në rrugë./b.l/noa.al/

Loading...