Angela Martini sqaron një herë e mirë problemet e bashkëshortit: Është viktimë e sistemit gjyqësor rumun!
Transmetuar më 23-03-2020, 12:41

Angela Martini ka sqaruar situatën e bashkëshortit të saj Dragos Savulescu, i cili u kërkua për një vit prej autoriteteve për shkak të problemeve me drejtësinë. Modelja shqiptare rrëfeu se është totalisht i pafajshëm dhe po abuzohet me emrin e tij.

“Bashkëshorti im është viktimë e sistemit gjyqësor rumun. Ai është totalisht i pafajshëm, ai nuk ka bërë asgjë nga ato që e akuzojnë, ata kanë abuzuar shumë, nuk e kanë respektuar ligjin rumun dhe të drejtat njerëzore europiane.

Është një situatë e çuditshme për një vend anëtar të Bashkimit Europian, siç është Rumania. Atje Shërbimi Sekret ka krijuar një linjë paralele që kryesisht kontrollon ilegalisht të gjitha pikat e rëndësishme të vendit: politikën, drejtësinë, shtypin dhe shumicën e bizneseve.

Çdo armik i interesave të tyre gjykohet dhe dënohet. Ata përdorin shtypin për të shkatërruar imazhin e njerëzve dhe urdhërojnë gjyqtarët të dënojnë armiqtë e tyre.

80% e biznesmenëve më të rëndësishëm rumunë janë nën hetim, në emër të ’luftës kundër korrupsionit’”, tha Angela në një intervistë për ‘Revista Who’.

Fakti që u shpall në kërkim ishte sepse refuzoi të njihej me dënimin, që Angela e quan ilegal.

“Bashkëshorti im është një prej njerëzve të pakët në Rumani që refuzoi të njihte dënimin ilegal për të ashtuquajturin “bashkëpunim në abuzimin e shërbimeve”, për një biznes absolutisht të ligjshëm që ai krijoi 18 vite më parë!

Të gjithë avokatët që kanë studiuar çështjen e tij ishin absolutisht të shokuar. Bashkëshorti im ka 10 avokatë që merren më çështjen e tij, nga Rumania, Italia, Zvicra, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Pa përjashtim, ata kanë zbuluar shumë abuzime dhe dhunime të ligjit që gjyqtarët dhe prokurorët rumunë bënë në çështjen e tij”, tha Angela.

Në përfundim, modelja theksoi se Dragosi do të mbetet gjithmonë njeri i lirë dhe është dorëzuar tek autoritetet Italian për të zgjidhur problemin e tij.

“Pasi kontrolluan dosjen dhe situatën e tij ligjore, gjyqtarët italianë e lanë të lirë. Ka akoma disa çështje pezull në Itali, Rumani, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat definitivisht do të zgjidhin situatën e tij”, theksoi modelja shqiptare duke thënë se kjo situatë e ka forcuar marrëdhënien e tyre në cift./a.m/noa.al

Loading...