Transmetuar më 23-03-2020, 13:10

Ish-deputetja demokrate, Alban Vokshi, kërkon të bëhen sa më shumë teste për koronavirusin. Ajo thekson vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afermve të tyre, karantinimi dhe izolimi i tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm.

“#Test #Test #Test #Test #Test. Ka kërkuar me forcë #OBSH dhe çdo ditë, përsërisin çdo ditë të gjithë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afërmve të tyre, karantinimi dhe izolimi i tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm", shprehet Vokshi.

Mëngjesi i sotëm ka nisur i #trishtë. Me viktima të tjera nga #COVID 19, në moshë krejt të re, vetëm 43 vjeç e pa sëmundje të tjera.

“Duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjaret e të afërmit e tyre, kjo duhet të jetë një thirrje për të bërë cmos të shpëtohen jetë të tjera. E për këtë, gjithësecili duhet të bëjë punën e detyrën e tij. E ndërsa qytetarët me hir apo pahir po zbatojnë rregullat, duke mbajtur #distancimin #social e duke u izoluar".

Sipas Vokshit është Qeveria ajo që duhet të ndryshojë qasje sa nuk është tepër vonë. “1.Duke bërë transpatencë totale: -Testet: sa teste bërë dhe ku? Sa tampone janë në gjendje? Sa duhen? A janë porositur?

-Nr shtetërve: Sa është numri i shtretërve me pajisjet përkatëse për trajtimin e personave me COVID-19? Sa shtretër nevojiten? Cilat janë mungesat?

-Pajisje testimi: Sa pajisje për testimin janë? Kur vihet në funksionim pajisja ne laboratorin e QSUT? Pse nuk porositen pajisje të tjera që nxjerrin përgjigjet në kohë reale (sic Qeveria e KOsovës ka porositur) në mënyrë që të decentralizohet bërja e analizave edhe në qarqe të mëdhaja?

2.Testimi i çdo të dyshuari, kontakteve, atyre me simptoma qofte edhe të lehta. Është urgjente, e #domodsoshme, #jetike, që Qeveria, të bëjë çdo gjë për të siguruar numrin e duhur të #testeve për të ndjekur çdo të dyshuar COVID19 e çdo kontakt të tyre”./b.l/noa.al/