Si të dilni me foshnjen dhe ta mbroni nga koronavirusi? Babai kinez gjen zgjidhjen ideale
Transmetuar më 23-03-2020, 14:22

Një baba kinez ka gjetur zgjidhjen që të mbrojë djalin e vogël nga koronavirusi kur del jashtë.

Çantën e gjumit e ka pajisur me një qese mbrojtëse që sjell ajër të filtruar dhe një dorezë sterile që lejon prindërit të ledhatojnë fëmijën e tyre pa i prekur direkt ato.

Babai 30-vjeçar nga Shangai, i njohur si Bai Ying e krijoi që ta përdorë kur del jashtë me djalin.

"Është shumë e vështirë kur ke nevojë të nxjerrësh fëmijën jashtë ne vende ku nuk ka ajër të pastër", tha Bai Ying në një video të publikuar për platformën kineze, Douying.

Aty ka në monitor që tregon cilësinë e ajrit të kabinës. Përveç kësaj, tregon densitetin e dioksidit të karbonit dhe temperaturën brenda qeses mbrojtëse.

"Për shkak se foshnjat kanë një sistem të dobët frymëmarrje, një maskë mund të shkaktojë mungesë oksigjeni për ta," tha Bai Ying për shtypin lokal.

Bai Ying tha se dizajni i tij ishte frymëzuar pjesërisht nga video lojë popullore ‘Death Stranding’.

"Ndihem shumë krenar që njerëzit aprovojnë modelin tim, sikur kam sjellë diçka nga bota virtuale në jetën reale," shtoi ai./a.m/noa.al

Loading...