Transmetuar më 23-03-2020, 16:44

Shkon në 35 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Shifrat janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 20 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre kanë dalë pozitive.

Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.

Nga data 8 shkurt deri në 23 mars, në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta dhe prej tyre, gjithsej 35 raste kanë rezultuar pozitive.

Nga data 1 shkurtderi me 23 mars në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 16.756 udhëtarë.

Në aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.202, Vërmicë 4.395, Jarinje 1.188, Dheu i Bardhë 985, Hani i Elezit 2.157, Kullë 1.070, Qafë Morinë 47, Bërnjak 499, Qafë Prush 35, Muçibabë 162 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE