Transmetuar më 23-03-2020, 17:23

Një episod i pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i futur në karantinë, e ka thyer atë dhe kur është pikasur nga policia është përplasur me ta duke krijuar një incident. Ai ka pështyrë mbi 14 policë grekë që kishin ardhur në zonë.

Ngjarja ndodhi në Vula, kryeqytet grek, Athinë, raporton noa.al. I riu shqiptar me shtetësi edhe greke, të dielën ishte kthyer nga Londra.

Mëngjesin e sotëm, e hënë, rreth orës 02.00, raportohet në policinë e Vula se dikush thyen pasqyrat e makinave në rrugë.

Një grup i gatshëm policor shkon në vendngjarje. Ndërsa tentonin ta prangosnin, shqiptari i bërtiste: Mos mu afroni se kam koronavirus. E ndërsa policët po vazhdonin përpjekjet për ta kapur, nisi të pështyjë mbi ta.

Në një moment, 14 policë që u bënë bashkë në këtë incident, e arrestuan të dyshuarin. Në rajonin policor të Vula, konstatuan se ai kishte temperaturë mbi 38. Drejtuesit e policisë urdhëruan karantinim për të 14 policët që kishin patur kontakt me 26 vjeçarin shqiptar i cili u izolua dhe do ti nënshtrohet testit për koronavirus si dhe vizitës psikiatrike. Ai u gjobit me 5 mijë euro për thyerje të karantinës pas kthimit nga Anglia.

PËRDITËSIM LIVE