Transmetuar më 23-03-2020, 20:43

Kryeministri Edi Rama deklaron se beteja me koronavirusin është më e rëndë se ajo me tërmetin.

Sipas tij në këtë betejë jemi të vetëm dhe nuk ka mundësi për të shtrirë dorën, “Kjo është një luftë që jemi të vetëm, pa dyer të hapura që patjetër mund të hapen më vonë.”

Kreu i qeverisë u pyet edhe nëse do të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin.

Lidhur me këtë Rama tha se do e bëjë kur të vijë momenti.

“Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallur më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal”, tha kryeministri, në një intervistë për ‘Abc News’,

I pyetur se kur mund të bëhet një gjë e tillë, deklaroi se është një akt formal dhe sapo të bëhet do të komunikohet.

PËRDITËSIM LIVE