Transmetuar më 23-03-2020, 20:51

Koronavirusi i cili ka gjunjëzuar Italinë prej së paku një muaji, ka bërë namin me të vdekur edhe në radhët e bluzave të bardha.

Deri më tani konfirmohet se kanë gjetur vdekjen 23 mjekë të infektuar.

Lajmi u bë me dije nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekut, (Federazione nazionale Ordini medici chirurghi e odontoiatri), ku mes viktimave 11 janë mjek familjeje.

I fundit është një mjek ligjor nga Bergamo, Rosario Lupo, i ndarë nga jeta ditën e sotme.

Në Itali deri më tani, numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 63927, ndërsa i viktimave në 6077. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE