Transmetuar më 23-03-2020, 21:10

Spanja i ka kaluar mbi 2000 raste të vdekurish nga koronavirusi dhe më konkretisht ka arritur në 2207.

Ndërkohë në total numri i të prekurve ka shkuar në 33089, ku mes tyre në 24 orët e fundit janë shënuar 435 viktima.

Sakaq bëhet me dije se mes personave të prekur nga virusi i rrezikshëm, është edhe zv.kryeministrja spanjolle Carmen Calvo.

Ajo është shtruar në spital për një infeksion në rrugët e frymëmarrjet në klinikën “Ruber” në Madrid”.

Deklarata u bë me anë të njoftimi zyrtar të qeverisë. Për shkak të dyshimeve se mund të jetë prekur me koronavirusi, tashmë priten rezultatet e analizave. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE