Transmetuar më 23-03-2020, 21:35

Shpend Gjocaj, një shqiptar që jeton në New York, SHBA, ka rrëfyer përmes një postimi të bërë në Facebook, përvojën e tij me koronavirus.

Ai ka thënë se pavarësisht simptomave ai nuk është trajtuar nga mjekët, pasi e kishte kuptuar se më këtë pandemi po trajtohen vetëm të moshuarit dhe ata të prekur me sëmundje kronike.

Gjocaj, ka treguar se është vetizoluar për 12 ditë, duke përdorur ilaçe kundër temperaturës dhe kura të tjera popullore me mjaltë, qepë e limon.

Përvoja ime me COVID 19

Java që kemi hyrë, konsiderohet java me kritike për qytetin e New York nga Covid-19.

Andaj mendova që është me interes ta ndaj përvojën time të këtyre ditëve me ju, përvojë kjo me Covid-19. Para dy javësh u ndjeva shumë i sëmurë dhe shkova në një Urgent Care (në Jankers), me të treguar shenjat e mia mjekja përgjegjëse ngriti duart duke thënë se “Ne nuk mund të trajtojmë ty këtu. Shenjat tua janë në protokollin shtetëror me të cilin konsiderohesh me Covid-19 ndaj duhet të thërrasësh këtë numër… të Health line”. U largova menjëherë aspak i shqetësuar.

E thirra numrin që më dhanë, bisedova me zyrtarin e atij departamenti dhe pasi mori të gjitha të dhënat e mia dhe me që u sigurua se nuk kam sëmundje tjetër si; kancer, diabet, astma, problem me zemër etj., tha se do të më kontaktojnë. Kur askush nuk më kontaktoj i thirra prapë pas njëzet e katër orëve. E njëjta gjë prapë. Aty e kuptova se nuk do të merren me mua por do të merren vetëm me ata që janë në rrezik që janë të prekur nga virusi dhe që vuajnë nga sëmundje tjera përcjellëse.

Aty vendosa të vetizolohem siç edhe bëra. U mbylla në dhomë dhe ashtu qëndrova për nja dymbëdhjetë ditë. Isha shumë i sëmurë. Semundja filloi me eshtra, fyt, dhimbje koke pastaj me temperaturë të larte pak ethe, tendencë vjellje, nga pak barkqitje dhe mbi të gjitha kollë e thatë, e thellë dhe shumë e fortë. U trajtova ashtu siç munda. Ilaçe kundër temperaturës, kundër kollës me çaj me limon me mjaltë, me mjekësi popullore duke përzier qepë mjaltë, lëng limoni etj., me disa si të thuash paracetamol e kështu. Kurse katër ditët e fundit jam trajtuar edhe me Azithromycin.

Kjo pasi u bë publike dhe u aprovua nga shteti si terapi e duhur për rastin. E pata fatin që këtë azitrmomicin e gjeta në frigorifer. E kisha blerë gjatë verës në Kosove për t’ia sjellë një mysafirit tim i cili ndodhej në New York për tre muaj dhe si dorshilirë që jam kisha marrë me tepër nga sa i duheshin dhe me t’u kthyer në Kosove mysafiri im i kishte lënë terapinë këtu. Nuk e kam ditur se ka për të më hyrë në punë ndonjëherë, por tash m’u gjet dhe më ndihmoi aq shumë sa s’ka. Tashmë jam shumë mirë, kam ende pak kolle dhe asgjë tjetër. Ajo që më shpëtoi mua dhe unë i shpëtova të tjerët është se qëndrova tërë kohën i mbyllur.

Sot kam dalë pesë minuta jashtë dhe sërish në rutinën time. Mos e bëj Zot dikush të sëmuret nga unë. Trajtohuni si të mundeni. Mos u shqetësoni se është e përballueshme por të jeni rigoroz me veten tuaj dhe të qëndroni të izoluar njëqind përqind. Zoti na ndihmoftë të gjithëve, Zoti e bekoftë popullin tim!

P.S

Nëna ime qëndron për momentin vetëm pesë minuta larg meje (te vëllai tjetër) dhe vetëm për ta ruajtur atë me që vuan nga diabeti, hipertensioni etj., para dy ditëve ditëlindjen ia urova sikur herëve tjera kur ishte në Kosovë, me telefon.

PËRDITËSIM LIVE