Transmetuar më 23-03-2020, 21:49

Për Presidentin Ilir Meta angazhimi i Ushtrisë në përballimin e situatës së koronavirusit, është pozitiv.

Ai thotë se rëndësi ka që aktet dhe vendimet e marra të jenë në respekt me Kushtetutën.

“Masat mund të jenë edhe me drastike. Qytetarët nuk duhet të ankohen pse po merren këto masa pasi këto po merren për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari dhe te gjithë popullit. E rëndësishme është që masat të jenë sa m efikase në mënyrë që efektet e këtij kufizimi të jenë maksimale. Unë Ushtrinë e dua dhe jam i bindur që i gjithë populli e do Ushtrinë. Angazhimi i ushtrisë dhe i policisë është pozitiv, pastaj për mënyrat, format dhe efikasitetin kjo është një çështje tjetër qe është menduar në ketë mënyrë”, u shpreh Meta, i ftuar në ‘Open’.

Ai nënvizoi se vendi ndodhet në një situate emergjente dhe se rëndësi ka që aktet që merren të jenë ne respekt me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.

“Ne jemi ne komunikim te vazhdueshëm zyrtar me qeverinë. Shoh një interes të përbashkët për te patur një sinergji pozitive”, tha Meta.

Bëri testin për koronavirus, Meta zbulon shqetësimin që e mundonte në pritje të përgjigjes

PËRDITËSIM LIVE