Transmetuar më 23-03-2020, 23:10

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Italia dhe Spanja janë dy shtetet që aktualisht po e vuajnë më së shumti nga kjo situatë.

Rastet janë shtuar ndjeshëm edhe në vendin tonë.

Për gazetarin Shpëtim Nazarko Shqipëria do ta kalojë më lehtë koronavirusin.

Në një lidhe me Skype për emisionin "360gradë", Nazarko tha se mund të ndodhë pasi të moshuarit shqiptarë, kanë ngrënë ushqime bio gjatë jetës.

“Shqipëria do ta kalojë më lehtë se vendet e tjera, se nuk bëjmë pjesë në vendet e industrializuara dhe vendet me emigracion të madh.

Imuniteti i pleqve tanë është më i madh se kanë ngrënë ushqime më natyrale”, tha Nazarko./a.k/noa.al/