Transmetuar më 23-03-2020, 23:50

Një person në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i diagnostikuar me koronavirus pretendon se është shpëtuar nga vdekja e sigurt nga një ilaç anti-malarie, i mbrojtur si një trajtim i mundshëm edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Siç shkruhet në artikullin e Neë York Post, Rio Giardinieri, 52 vjeç, ka thënë se ai “luftoi” me dhimbje të tmerrshme në shpinë, dhimbje koke, kollë dhe lodhje për pesë ditë, pasi ishte prekur nga COVID-19, me gjasa në një konferencë në Neë York.

Rrëfimin e tij, gjatë ditës së hënë, e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe presidenti Trump.

Mjekët në Spitalin e Fëmijëve Joe DiMaggio në Floridan e Jugut, e diagnostikuan atë me koronavirus dhe pneumoni dhe e futën në oksigjen.

Pas më shumë se një jave, mjekët i thanë se nuk kishin se çfarë të bënin më me të dhe të premten në mbrëmje, Giardinieri u tha lamtumirë gruas së tij dhe tre fëmijëve.

“Isha në atë pikë ku mezi po flisja dhe frymëmarrja ishte shumë sfiduese. Mendova se më kishte ardhur fundi”, tha Giardinieri.

Por një mik i dërgoi atij një artikull të ditëve të fundit në lidhje me “hydroxychloroquine”, një ilaç pa recetë që është përdorur për të trajtuar malarien për dekada dhe sëmundjet auto-imune.

Disa studime kanë zbuluar se ilaçi në fjalë është premtues për trajtimin e COVID-19, megjithëse nuk është aprovuar nga zyrtarët shëndetësorë.

Kujtojmë që presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar tha se ai po udhëzonte FDA (përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit publik), që të testojë në mënyrë të shpejtë “hydroxychloroquine”, me një ilaç të lidhur, “chloroquine”, si trajtim për COVID-19.

Giardinieri tha se kontaktoi një mjek të sëmundjes infektive në lidhje me ilaçin.

“Ai më dha të gjitha arsyet pse unë nuk duhej ta provoja sepse nuk ishte e aprovuar”, tha Giardinieri.

Por pas insistimit të tij, mjeku është pajtuar dhe ka autorizuar infermieret, të cilat ia kanë dhënë ilaçin atij.

Thuajse një ore pasi kishte marrë ilaçin, Giardinieri, ndjeu sikur zemra e tij po “shkulej” nga gjoksi dhe, rreth dy orë më vonë, ai pati një episod tjetër ku nuk mund të merrte frymë.

Giardinieri shprehet më tej se atij iu dha Benadryl dhe disa ilaçe të tjera dhe se kur u zgjua rreth orës 4:45 të mëngjesit, ishte “sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë”.

Pas zgjimit ai treon se nuk kishte pasur më ethe apo dhimbje dhe se frymëmarrja i ishte normalizuar përsëri.

Giardinieri shprehet se mjekët besojnë se episodet që ai përjetoi nuk ishin një reagim ndaj ilaçit, por trupi i tij që luftonte kundër virusit.

Giardinieri, nënkryetari i një kompanie që prodhon pajisje gatimi për restorante të niveleve të larta në Los Angelos, tha se kishte tre doza të ilaçit të shtunën dhe shpreson të dalë nga spitali brenda pesë ditësh.Burimi: nypost.com/a.k/noa.al/