Transmetuar më 24-03-2020, 07:56

Historia e Keisit dhe Stresit pësoi një krizë, por dashuria e fortë mes tyre nuk arriti ti japë fund romancës disa vjeçare.

Në fillim të këtij muaji, Stresi tregoi se kishin filluar telefonatat me orë të gjata me Keisin, njësoj si më parë.

Ndërsa Keisi nuk hezitoi ta mbështesë në projektet e reja muzikore. Ajo jeton në Kanada dhe Stresi në Shqipëri, po kjo nuk i ka penguar që të bashkohen në këto ditë karantine.

Për të kaluar orët e gjata të  qëndrimit në shtëpi, Keisi dhe Stresi kanë zgjedhur të luajnë bilardo online.

Këtë e ka treguar vetë partnerja e reperit me anë të një fotografie në Instagram ku duken qartë emrat e tyre./a.m/noa.al