Arrestohet përndjekësi shqiptar, hynte në apartament me dhunë dhe i futej ish-të dashurës në krevat
Transmetuar më 24-03-2020, 10:33

Një përndjekës shqiptar është arrestuar në Angli pasi hynte me dhunë në apartamentin e ish-të dashurës dhe i futej në krevat.

Shqiptari i identifikuar si Erland Gropasi hyri disa herë në apartamentin e saj në Exeter dhe flinte në krevat kur ajo punonte turnin e natës.

Kur i dhanë fund romancës, ai refuzoi ti jepte çelësat dhe i hynte në apartament herë pas here, edhe kur flinte gjumë. Vajza e gjente pranë vetes kur zgjohej në mëngjes, shkruan Devon Live.

Ndonëse policia vuri alarm dhe ndërroi bravat, Erlandi hynte përmes tubit të shkarkimit në tarracë dhe hapte dritaren për të hyrë në shtëpi.

Akuzuesja Felicity Payne tha se kishin qenë në lidhje dashurie që në vitin 2016 deri në 2018. Kur harroi xhaketën në apartament, denoncuesja zbuloi identitetin e vërtetë të shqiptarit që ishte prezantuar si greku Andreas Fadikar.

Denoncimi i saj i vuri prangat 31-vjeçarit, i cili u dënua me 1 vit e katër muaj burg.

Gjykatësi lëshoi​ një urdhër ndalimi pesë-vjeçar që ndalonte kontaktin e mëtejshëm mes të dyve dhe tha se Erland Gropasi ka të ngjarë të ndalohet nga shërbimi i imigracionit dhe të deportohet kur të lirohet nga burgu./a.m/noa.al

Loading...