Transmetuar më 24-03-2020, 10:49

Një burrë në moshë të re raportohet të ketë vdekur sot në mëngjes pasi ishte shtruar me koronavirus në spitalin Infektiv të QSUT në Tiranë.

Lajmin e raporton nga Infektivi, Fax News. Sipas tij, ka vdekur një 48 vjeçar i cili ishte shtruar së fundi në gjendje të rëndë.

Me humbjen e jetës së të ndjerit shkon në 5 numri i të vdekurve me koronavirus në Shqipëri, duke u bërë vendi me shifrën më të lartë të vdekjeve për numër të prekurish.

Noa.al kërkoi konfirmimin zyrtar të informacionit por ministria e Shëndetësisë tha se përditësim për zhvillimet do të japë vetëm një herë në ditë me deklaratë të regjistruar. /noa.al/