Transmetuar më 24-03-2020, 10:54

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë kërkesë Këshillit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një shkrim të publikuar në Twitter, Basha shkruan se nevoja për shpresë është e madhe në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe të gjithë botën.

Kryedemokrati shtoi se PD dhe Opozita e Bashkuar do të bëhet realitet hapja e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera.

‘Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë. Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera’, shkroi Basha.

Ditën e djeshme, në bazë të një draft vendimi që ka siguruar Reuters, i cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut, raportohet se BE do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./a.m/noa.al