Transmetuar më 24-03-2020, 12:02

Drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu, i ka kushtuar një status në rrjete sociale, bashkëqytetarit të tij, Nebiut 43-vjeçar që humbi jetën një ditë më parë nga koronavirusi, në Spitalin Infektiv në QSUT.

“Nebiu ishte një djalë i qeshur e me zemër të madhe dhe kishte pajisur kohët e fundit pediatrinë e spitalit me perde, dyshekë, kondicionerë etj”, shkruan Daiu.

Nebi Nazim Ismaili (Peza), ndodhej në terapi intensive pasi ishte prekur nga COVID-19. 43-vjeçari u nda ditën e hënë nga jeta duke u bërë pacienti i katërt që humb jetën nga koronavirusi në vendin tonë dhe njëkohësisht pacienti me moshën më të re. Sipas mjekëve, ai nuk vuante nga asnjë patologji, përveçse ishte obez.

Postimi i plotë i Drejtorit të Spitalit të Kavajës:

“Nebi 1 djale flori i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…..na la pa fjale me plot dhimbje se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt por zoti eshte i madherishem dhe i dine vete me mire se cben .i mer te miret shpejt qe ti kete prane . Ndjej ligeshtim ne shpirt sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret per te kontribuar ne cdo gje qe ta bente me te lehte gjithcka kurdohere qe i jepej mundesia ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine me arredimin me perde dysheke te rinj me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh duke me thene e bej per qytetin tim per femijet tane te lutem sdua qe te me permendesh emrin …..por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrin …..per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje….per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe .shpirti yt qofte i xhehnetit”, shkruan Daiu.