Transmetuar më 24-03-2020, 12:10

Përditësuar 13.00 – Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj është infektuar nga koronavirusi, raportohet nga mediat.

Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit dhe është karantinuar.

Nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore. Noa.al kërkoi konfirmim nga ministria e Shëndetësisë. Në një njoftim të orës 13, doli ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që konfirmoi rastin.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se një prej 19 rasteve të konfirmuar pozitiv ditën e sotme është drejtori i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj. Z. Brataj është vetëizoluar në shtëpi në gjendje të stabilizuar shëndetësore".

Manastirliu dha këtë vlerësim mbi rastin: "Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!".

Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës për Covid19. Deri tani gjendja e tij…

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mardi 24 mars 2020

Deri më 21 mars Brataj ishte intensiv në rrjete sociale dhe daljet mediatike për çështjen e koronavirusit.  Ai është dhe pjesë e Task Forcës për luftimin e infeksionit. /noa.al/